Thursday, March 13, 2025
BallinaSportLionel Messi nuk do të kthehet te Barcelona.

Lionel Messi nuk do të kthehet te Barcelona.

Ylli argjentinas, Lionel Messi nuk ka pasur sezonin më të mirë të mundshëm te PSG në vitin e tij të parë larg Barcelonës.

Lojtari më i mirë në botë dështoi të kapte ritmin e golave në Francë dhe dështoi edhe në Champions League. Këto bënë që ai të lidhet me një rikthim të mundshëm në ‘Camp Nou’.

Por, nga mediat spanjolle raportojnë se rikthimi i Messi te Barcelona gjatë kësaj vere është i pamundur, përcjell lajmi.net.

Messi do të vazhdojë te skuadra e PSG edhe këtë sezon dhe me gjasë do të përmbush kontratën e tij.

Gjasat janë të mëdha që përveç Messi, edhe Mbappe të vazhdojë me Parisin. /Lajmi.net/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT