Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, kohëve të fundit ka qenë një emër shumë i lakuar në faqet rozë.
Kjo për shkak të veprimeve e postimeve të njëpasnjëshme që ka ndarë në rrjete sociale, siç është rasti edhe me këtë të fundit.
Artistja ditën e djeshme bëri një tjetër shkrim në rrjete sociale duke thënë se ‘Komshinjtë e kujt do të çmenden këtë javë’.

Pas kësaj, një ndjekëse në Twitter krahas postimit të artistes tha që “Ndjej sikur nuk e bullizuam këtë vajzë mjaftueshëm”

Beatrix prej muajsh është komentuar në masë të madhe për lidhjen me aktorin Donald Veshaj, me të cilin u nda menjëherë pas përfundimit të spektaklit.