Kur hëna s’ndriçon
Qyteti ka ftohtë..
Dridhet nga ethet..
Ca të paudhë, pelerinën ia zhvatën
Copë-copë ia bënë me një palë gërshërë të sjella nga një kohë e largët.
Një kollë e thatë del nga oxhaqet rënkueshēm,
përzier me shtëllungat e hirta .
Medalioni i hënës në udhëkryq ka mbetur,s’ia jep dot bekimin.
Pemët mundohen ta qetësojnë duke ulur supet e brishta dhe rrugicat me feshfërimën e tyre i këndojnë ninulla.
Qytetin, gjumi s’po e zë.
Unë, si hije e ndjek nga pas
Mundohem ta ngushëllojë paksa
në këtë natë që s’ndricon nga hëna
Dhe yjet arratinë kanë marrë.