Pasardhësit
Falju Zotit dhe puno,
Me zell bëj’ mbarësira,
Ndërto rrugë të ndritshme,
Rrokaqiej me kate si ëmbëlsira!
Foli shpirtit tënd,
Uroje për mirësinë,
Si vetes, si tjetrit
Dëshiroja qenësinë.
Luftoje zemërimin,
Ndale dhunën përherë,
Flake të paudhën,
Me paqe bëj’ pranverë!
Ngjitu lartësive
E thellësive pa nda’,
Me dije e vlerë
Bej’ shpi e kala!
E atëherë vlera do të ketë formë,
E vërteta s’do të ketë të dytë,
Të zezën kundër të bardhës
Më s’do ta shohin sytë.