Thursday, March 13, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poetin Bilall M. Maliqi

Çaste poetike me poetin Bilall M. Maliqi

LUMI IBRIT

Në faqen e librit

Gjeta lumin e Ibrit

Mes qytetit kalon

Dy brigjet i lëmon

Ndan në dysh emra

Shqipen me dy krena

Andej shpesh fryn era

Seç rrëzohet lulevera

Këndej malli gufon

Syri shpesh loton

Në librin e historisë

Gjeta faqen e lavdisë

Baca Isë tek luftonte

Fitoret i numëronte

Lumi kalon valë-valë

Herë plasë si stërkalë

Fëmijët shpesh gëzohen

Lozin e lumturohen

Aty i lagu faqet historia

Lumit s’iu fsheh bukuria

MBRETËRESHA E NATËS

Sa e dua hënën

Kur ajo shndërritë,

Pyjeve e maleve

Nga lart u bën dritë.

Ky fanar i qiellit

Dot nuk harxhohet,

Zemra e çdo fëmie

Kur ta sheh gëzohet.

Ditën ajo pushon

Zgjohet dielli,

E largon të zezën re

Gëzohet qielli.

Prapë në mbrëmje

Kur na thërret gjumi,

Terrin e natës

Seç e merr lumi.

Buzëqeshë nga lart

Në mes të yjeve,

Duket se është ngjitur

Lartësisë së pyjeve.

Nëpër dritare

Dritën e përbiron,

Fëmijët para gjumit

Pa mas i gëzon.

Ndryshon formë

Por nuk harxhohet,

Ëndrave miturake

Ajo u bashkohet.

Ka ngjyrë të arit

E ngjyrë dashurie,

Si një nuse e natës

Simbol bukurie.

Sa bukur e bën

Ajo punën e vet,

Sikur gjatë ditës

Dielli mbret.

Me shumë gëzim

Fëmijët e vizatojnë,

Mbretëreshën e natës

Shpesh e ëndërrojnë.

SHPRESA VDES E FUNDIT

Shtrirë në atë gjumore

Beni shihte ëndërr,

Një shpatë të mprehtë

E kërkonte në zgjëndërr.

Thotë: s’di ku më mbeti

Ajo shpatë e vogël,

T’i dalë ballë armikut

Se duket sa një gogël.

Një sirenë e fortë

Ngado u dëgjua,

Për një mobilizim

Gjithkund u kërkua.

Të dalin të gjithë

Në arenë luftimi,

Për fitore të reja

Seç zotohet trimi.

Më pas të gëzuar

Ta presim lirinë,

Si një nuse Lugine

Që shfaqë dashurinë.

Lart në atë kodër

Ende ka gurë e sinore,

Si lënë motër e vëlla

Të kapen dorë për dore.

Që të dy ta lozin

Vallen e gëzimit,

Me këngë në gojë

T’i këndojnë bashkimit.

Nuk ndalen së kërkuari

Qoftë një trohë liri,

Ëndërrojnë kohën

Për një ardhmëri.

Shpresa vdes e fundit

Njëjtë sikur gëzimi,

Në faqen tjetër të librit

Do të mbyllet zhgënjimi.

Doli nga barku i qiellit

E bukura kaltërsi,

Sikur ngjyrë e liqenit

Që ngjallë bukuri.

Më pas rrezet e diellit

Me pëllumbat në lartësi,

Si në përralla të vjetra

Na sollën pak liri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT