Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës ka përfunduar sot aksionin për largimin e frigoriferëve – vitrinave të cilat ishin vendosur nga pronarët pranë kiosqeve të tyre, pa ndonjë pëlqim paraprak të organeve komunale.
Siç bëhet e ditur në një postim në Facebook aksioni është ndërmarrë me kërkesë të kryetarit, Përparim Rama.
“Në Komuna e Prishtinës sot ka përfunduar aksioni i Drejtorisë së Inspekcionit i cili kishte për qëllim largimin e të gjithë frigoriferëve – vitrinave të cilat ishin vendosur nga pronarët pranë kiosqeve të tyre pa ndonjë pëlqim paraprak të organeve komunale.
“Aksioni ishte planifikuar dhe është realizuar nga Drejtoria e Inspekcionit sipas kërkesës së Kryetarit, Perparim Rama”, shkruhet në njoftim.