Don Xhon është reperi kosovar që mori famë pas “freestyle-t” në një emision gjatë kohës së karantinës.
Për një kohë shumë të shkurtë, këngët e tij u shndërruan në hite dhe tani është njëri nga rep artistët më të kërkuar.
Sot për reperin është një ditë e veçantë, pasi ai sot feston ditëlindjen e tij të 22’të.
Urime të shumta reperi mori edhe nga fansat e miqtë, ku pastaj dhe i publikoi në “InstaStory”.
Ndërsa ai për këtë ditëlindje vendosi që t’i bëj vetes një dhuratë të veçantë, reperi bleu një villë në kompleksin luksoz në Novobërdë.

