Në shkëlqimin e bisturisë
ata shënuan ditën e lindjes
1 prill
një ditë e kërrusur thyer keq
punë pak e besuar
ishte datë kur gatuheshin rrenat
ndaj
të vërtetat sikur merrnin n’ thu
kësaj dite nuk i bësonte askush
as vdekjes as kapërcimit të saj.
Në formularin protokolar thuhet:
duhet të rruheni nga kërthiza e teposhtë
të rruheni të bëheni tas hamami
me veti merrni një palë pizhame
një palë papuçe
një buzëqeshje dhe një klithmë.
Nuk i dihet…
mund të ngriteni nga horizontalja
mund të ecni sërish.
Nejse
ata më prenotuan në kolonën horizontale
pastaj ekzekutuan një prerje vertikale
një prerje e hapur një pëllëmbë burri e tej
nuk i dihet…
mund të të marrin këmbët sërish
më tha një zë i fshehur pas reve…