Friday, March 14, 2025
BallinaShowbizRibashkohen Loredana dhe Mozzik?

Ribashkohen Loredana dhe Mozzik?

Loredana dhe Mozzik janë njëri nga çiftet të cilët kanë qenë në qendër të vëmendjes edhe pas ndarjes së tyre.

Fansat e tyre kanë ndjekur çdo lëvizje të artistëve në fjalë, duke vërejtur kështu edhe ndryshimet më të vogla tek ta.

Së fundmi, ajo që ka marrë vëmendjen ishte një postim i Loredanes në rrjetin social “Instagram” .

Ndjekësit kanë vënë re se çizmet e veshura nga reperja në foton e fundit, janë të njëjta me ato të ish-partnerit të saj Mozzik, i cili i ka veshur disa ditë më parë.

Reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme, ku kanë nxitur dyshimet për një ribashkim.


Kujtojmë se çifti kanë edhe një vajzë, e cila aktualisht jeton me Loredanën në Zvicër
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT