Saturday, July 12, 2025
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-" Karafili i kuq dhe stoli i dashurise...!!!"

Pirro Minella Millona-” Karafili i kuq dhe stoli i dashurise…!!!”

..Te dy kapur prej dore ngjiteshin nga Liqeni i Tiranes dhe pasi benin nje cope rruge ne shtetitoren devijonin mjatas dhe ne mes te nje lendine te vogel, uleshin ne nje stol, qe nuk binte ne sy. Ajo mbeshteste koken e saj me thinjat ngjyre argjendi ne supin e tij, dhe ai i hidhte krahun e majte.Humbisnin, ne kujtimet e tyre here njeri e plotesonte tjetrin per cdo ngjarje, qe u kishte ndodhur ne rrugetimin e tyre mbi dyzete vjecar. Femijet i kishin ne emigracion. Gjithmone para se te dilte per shetitje ne nje lokal me te afert i blinte karafilin e kuq.Qysh ne takimin e pare ajo e donte ate karafil. Ky ritual percillej ndo dite, pervec kur koha nuk ishte me ata.Kujtonin puthjen e pare, ku ja kishte rrembyer ai, biles nga kujtesa qe bente punen e vet te dy kishin versione te ndryshme. Ai i thoshte te kam puthur ne klase ne pushim te nje ore mesimi, kur ishe vetem ti ne klase, Une te pashe nga dritarja u turra dhe gjoja po kerkoja dicka, kur u afrova tek banga tende ti nuk e kishe mendjen dhe une te putha ne buze dhe ika me vrap.Varianti i saj ishte, se me ke puthur nje buze mbremje, kur po ktheheshim nga nje aktivitet ne shkolle. Perfitove nga erresira dhe me rrembeve puthjen e pare.Nje gje ishte e sakte se te dy e pershkuanin njelloj ndjesine e asaj puthjeje.Por nje dite Zoti thirri Ate, te bukuren e tij te “dheut”, ne perjetesi. Dite te veshtira mbeten per te Zotnine e ngelur vetem. Pasi mbaroi ritualet e ceremonise, vendosi qe te shkonte tek stoli i tyre i “dashurise” dhe te vazhdonte te kuvendonte me te.Keshtu beri dhe u qetesua shume shkonte me mall tek stoli, me karafilin e kuq ne dore, ja vendoste tek vendi ku rrinte ajo vinte krahun e majte ne mbeshtetjen e stolit dhe bisedonte me Ate atje lart. Vazhdonte ti tregonte episodet e jetes se tyre te pa thena me pare.Keshtu vazhdoi per disa kohe.Nje mbasdite si zakonisht tek luleshitesi mori karafilin e kuq te porositur paradite dhe ngadale u nis tek stoli i “dashurise”Ishte buze mbremje. Kur u afrua shume afer, ndaloi i shtangur. Ne stol ishin ulur dy te rinj. Edhe ai krahun e majte tek mbeshtjetja e stolit te tij te “dashurise” dhe ajo me koken ne gjoksin e tij mermerisnin.Mbajti hapat. Ne fillim u mendua te kthehet, por jo mendoi dicka tjeter.U afrua ngadale stolit te tij te dikurshem te “dashurise” Qendroi para tyre. Dhe ata e pane me habi. Pasi hezitoi nje cope here ai me nje delikatese i zgjat asaj karafilin e kuq dhe u drejtohet te dyve:”Per shume vjet ky ka qene stoli yne i “dashurise”, edhe kur Zoti ma thirri gruan atje lart une vija deri sot. Por ky eshte rrugetimi im i fundit. Stoli im i “dashurise” e mbaroi mision e tij per ne, tani jua le juve amanet ta shijoni kete stol te “dashurise”!!Te dy te rinjte u cuan ne kembe te prekshem nga kjo histori. Ai puthi vajzen ne balle dhe me gishtrin tregues ju drejtua, cunit te saj.”Stoli yne i “dashurise” eshte besnik, mos e tradhetoni ju por zgjateni deri ne perjetesi…”Te nesermen si zakonisht zgjodhi karafilin e kuq dhe u nis per ne varrin e gruas se tij…..U ul ne fund te varrit dhe i tregoi per mision e stolit te “dashurise”.Dhe cdo fund jave ai shkonte me karafilin e kuq tek koka e gruas se tij…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT