Saturday, April 20, 2024
BallinaKulturëArt"Motra Tone" (1883) - Kole Idromeno (1860 - 1939)

“Motra Tone” (1883) – Kole Idromeno (1860 – 1939)

Njihet si piktura e pare realiste shqiptare. Ass.Prof.Dr. Gezim Qendro e konsideron “Vepra e pare laike”. Ishte koha kur vendi yne po pergatitej te hynte ne eren e re te civilizimit, perfshire edhe menyren e te veshurit. Per tu martuar me Antonian (Tone), bashkeshorti, Andrea Skanjeti, i kerkoi familjes Idromeno qe nusja te vishej ketej e tutje “alla franga”, gje qe u pranua. Sipas deshmive thuhet se piktura u be brenda nje jave nga piktori i madh, atehere vetem 23 vjec, kur e motra i kerkoi qe ta pikturonte per here te fundit me veshjen tradicionale. Mendohet kur kishte ardhur ne gjini menjehere pas martese ose pas lindjes se femijes (sic ishte zakoni). Piktura eshte punuar vazhdimisht nga Idromeno, edhe pas dates 1883. Nje variant tjeter i piktures, me veshjen moderne, u pikturua nga Idromeno me kerkese te Andreas pas vdekjes se te motres. Portreti i Tones se intimiduar, duke tentuar te rimbuloje fytyren me “degermi” teksa i shoqi hap deren e dhomes, eshte mesazhi i fuqishem i piktorit per kohen.Antonia vdiq e re, vetem 31 vjece (me 1890), 40 dite pas lindjes se femijes se katert Orsolina. Pas pak kohesh, Idromeno e mori pikturen dhe e mbajti ne dhomen e vet gjate gjithe jetes dhe te paekspozuar, ashtu si Da Vinci mbajti Monalizen. Piktura u ekspozua vetem 71 vjet me vone (me 1954).Para disa vitesh vepra u dërgua në Francë për restaurim, i cili vazhdon të debatohet akoma për aspektin e ndërhyrjes në ngjyra dhe devijimit të tyre nga origjinali.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT