Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritAGIMI I SHEMBJES SË KUFIRIT ( Heroit Agim Ramadani- Katana).

AGIMI I SHEMBJES SË KUFIRIT ( Heroit Agim Ramadani- Katana).

AGIMI I SHEMBJES SË KUFIRIT

( Heroit Agim Ramadani- Katana).

Shekujt kur vrisnin motet

E zogjtë kur çukisnin krismat për Liri

Bukën me dhjetë kore të mërgimit le

Kufirin e hekurt ta shembje, kufirin e Zi.

Që gjuha më e vjetër e Evropës

Të mos shuhej, as kroi i ftohtë i gurit

Gratë të mos hidheshin nga shkëmbi

Si Argjiroja dikur, gratë heroina të Sulit.

Rrënja jonë të mos shkulej

Toka të fliste Arbërisht

Trungu nga erëra të mos tundej.

Gadishulli ynē Ilirik.

Në Kosharen e kufirit tonë të hekurt

Ballëzjarrtë, ti kasnec lirie, Agim Ramadani

Copëzat e gurit theje, bariu të mos vritej

Gjarpëri shtatë krerësh, të mos rrezitej.

Ashtu muzat e poezisë të kishin mësuar

Zhegra, Kosova, Iliria

Të kishin mësuar thinjat e historisë

Odat e Karadakut, djepat e fëmijërisë.

Se ndryshe s’ikte mbretëria e zezë

S’këputeshin penjtë e Korbit

Që fole të ndërtonin lejlekët e Jusufit

Nga plaga, të mos dergjej Ashti i Kombit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT