“Pulbardhat dhe kapiteni”
Kapiteni
Vetëm pulëbardha, kishte varka në të,
Kokën ulur mbanin, e qanin pa zë,
Ishte mbushur plot e nuk nxinte më,
Dorën përmbi zemër,a po rrihte më?
Pulebardhat
Jepi kapiten, ec të shkojmë,
Se nuk kemi krahë,më të fluturojmë,
Ajri u ndot,fryme nuk merr dot
E tokën e zhvatën,njerëz fare kot…
Na prishën foletë, e na përçmuan,
Me “pëndet”tona,sa u pasuruan,
Se i blenë lirë, e i shitën shtrenjtê
Gjithëçka të një jete, e çuan në dreq…
Të lësh vëndin tënd,e sa e vështirë.
Ndoshta, do gjejmë një jetë me të mirë,
Ne, që po ikim e kemi një moshë,
I lame gjithë kujtimet,”trastat” janë bosh…
I lamë kujtimet, fole më fole,
Edhe pse t’rrĕnuara,por ato i nxe,
Përzier ishin,gugatje,puthje,perqafime,
Një jetë e tërë,halle e mundime..
kapiteni
Sa më dhemb shpirti ,këtë
ndjenjë e njoh,
Po ikni larg, ndoshta më s’ju shoh
Ashtu nëpër dallgë,rrotull ka kaq lot,
Të tjerët i derdhën,si edhe ju sot…
Pulebardhat
Atdheu është toka, ku ke lerë e rrit,
Ku puth flamur, krenar ç’do ditë,
E nëse të shkelin, ata të pavlerë,
Jepi varkes bir,këtu s’ka më nder…
Ditët e mija,të teruara në krah zogjsh,
Tĕ thara nga diell i hijëzuar,
E hëna, ju qesh veç kur është e plotë,
Mëngjeseve, j’ua zgjoj gjumin e trazuar…
Ç’farë bëtë të ligj, të paftyrë,
E vërteta, është në dritë tĕ diellit,
Do të vij vallĕ një ditë,
T’ju zënë guret e themelit?…
Më thanë se kishin parë diku,
Një tjegull të shtëpisë time,
Trufullonte mbi kokë të ligësisë,
“Hakmerrej”,për padrejtësinë time…
Tĕ marrët, pa fre, e pa fe,
Ju hodhën përsipër nga lakmia,
I bënë kurban tĕ “egos moderne”,
I vrafshin ditët e mija…
Ej,ju lutem mos bezdisni,
As me zhurme ,as me prani,
Ju,o njerez te bekuar,
Nuk jepni me dashuri…
Ne, ende ne mes tone,
Luajme e qeshim pa hile,
Ju na quani te pabese,
Por, sot na sfidoni ne..
E shikoni kete bri meje,
Po ju sheh me inat,
Ai,nga ju u gjymtua ,
E qelluan me sopate.
E ky tjetri qe po ngrohet,
E shijon shoqeri,
Mund, dhe te merrni shembull,
Ende kemi ,miresi..
E nese nje dite, si dihet
T’ju mbyll brenda ligesia juaj
Do lotoni te penduar
Kur te na shihni perqafuar…
Ec,mes dritash të thyera në cep…
Tërheq fundvitin mesthyer,
Po pres, babagjyshin e vitit te ri
Sa kam per t’i rrëfyer…
T’a dish t’i them ,sa të kam pritur,
Shume gjëra pezull rrinë,
I besoj buzëqeshjes tënde,
Ndoshta,edhe e imja shkrin…
A,po, harrova,diku kam varur shpresen,
Nëse e sheh diku,të lutem merre pak,
T’a pi tĕ gjithë bashkĕ me verën ,
Pa shpresë ,as vetja nuk të mban.
E një dëshirë të ëmbel kam,
Ngarkoje në karrocë,
Në derën tonë të vij një ëngjëll,
Le jetë, djalĕ a gocë.
Edhe ashtu,edhe kĕshtu,
Ngjyrat e flokut i ndryshova,
Veç,ngjyrën e shpirtit tim,
Jo që se lyeva,por ju gĕzova…
Përball ligësisë,gjithmonë e fortë,
I kam “goditur”, me lot të larë,
Ndaj, kur me dilnin përball,
E ulnin kokën si ziliqarë
Rrethuar vetes ,shpërndaj buzëqëshje,
Ma hiqnin në buzë, e mbaja në sy,
E asnjëherë nuk qava,në heshtje,
Edhe pse ligĕsia priste aty…
I them:u kënaqe që më lëndove?
Mos u gëzo si dihet kurrë,
Kur ti mendon se ja arrite,
Dhe njĕ pikë loti ,t’godet si gur.