O MOJ BUKUROSHE
O moj bukuroshe
Me Veshje Kombëtare
Shumë ta e kanë lakmi
Bishat gjakatare .
O sa hie te paska
Shamia me parica
Me ty moj Fisnike
Krenohet Jabllanica.
Me këmishë të bardhë
Jelekun Kuq e Zi
Moj bukuroshe
Shumë ta kam zili
Me zylife për faqe
Lulet përmbi ballë
E bakuar qoftë Perendia
Ty qe të ka falë .
Me trego nga je
Të lutem moj Fisnike
Nga Gërbaci a Sfirca
Apo Tupalla Heroike ?
Me at shiqim të bukur
Po frigoj se më bjen pika
Zgjate doren të lutem
E me thuaj – Mirdita !
DRIDHJA TELAT ÇIFTELISË
Dridhja moj Fisnike
Telat çiftelisë
Le të ndihet zëri
Në troje të malësisë.
Sa hie te paska
Veshja Jonë Kombëtare
Je për pushkë e top
N’këto Fise shqipëtare.
Dridhja telat çiftelisë
Si dje e si sot
Le ta din armiku
S’ka lojë me barot.
Jemi gjak i pa njollë
Me emer shqiptar
Kudo se është nevoja
Gjithmonë jemi t’parë.
Nuk dorzohet Medoka
Nuk jemi kaurra
Në katër antë e botes
Shqipja ka burra.
Moj Fisnike e rrallë
Sibile e motit
Mos e ndal këngen
As në flakë t’barotit.
O sa hie te paska
Në dorë çiftelia
Moj Fisnike e rrallë
Të bekoftë Perendia.
NA ERDHI PRANVERA
Na erdhi Pranvera
O sa kam gëzim
Po vjen dallëndyshja
Me bilbilin fluturim.
Kanë lulëzuar fushat
Me lule plotë ngjyra
Po këthehen shpezet
Po buzqeshë natyra.
Bilbili ia thot kënges
Bashk me dallandyshen
Une i thurri vargje
Së bashku me gjyshen.
Pranë dritares sime
Trosha buke iu ofroj
Por as uji i ftoftë
Kurr s’do t‘iu mungoj.
Thuaja kënges o bilbil
Të lutem mos prito
N‘ketë kohë pandemie
Të gjithëve na e gëzo.
Fluturon dhe shqiponja
Me krahet e lehtë
Iki dimëri me acar
Na erdhi pranvera e nxehtë.
Me poezinë e tij të bukur
Iu lutet dhe poeti
Rrini këtu me ne
Kurr mos shkoni n‘gjeti .
Po ! Poet i nderuar
Të gjithë ju premtojmë
Deri në fund t‘nëntorit
Këtu do të qëndrojmë.