Saturday, August 23, 2025
BallinaKulturëTeaterKjo është kosovarja që po mer pjesë në një shfaqje historike në...

Kjo është kosovarja që po mer pjesë në një shfaqje historike në Itali

Sopranoja kosovare me renome ndërkombëtare, Marigona Qerkezi, ka marrë pjesë në një shfaqje historike në teatrin e Cagliarit në Itali. Ajo do të performojë në shfaqjen “Ernani” e cila është pjesë e krijimtarisë së kompozitorit Giuzepe Verdi.


Kjo shfaqje po jepet pas gati 70 vjetësh në këtë teatër, dhe për këtë sopranoja shqiptare ndjehet mjaft e nderuar.

“Jam jashtëzakonisht e nderuar të debutoj rolin e mrekullueshëm të Elvirës në produksionin e ri të nënshkruar nga Davide Garattini Raimondi nën drejtimin e Maestro Giuseppe Finzi”, shkroi ajo në rrjetin social Facebook.

“Jam tejet e privilegjuar dhe e nderuar që më është besuar premiera e këtij produksioni dhe mezi po pres t’i jap jetë rolit të mrekullueshëm të Elviras”, shkroi Qerkezi.

Një njoftim të tillë në rrjete sociale e ka bërë edhe teatri i këtij qyteti, ku në fotot e publikuara shihet edhe sopranoja kosovare në rolin e Elvirës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT