Saturday, March 15, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Ahmeti-Derdh në vargje

Valbona Ahmeti-Derdh në vargje

Derdh në vargje

do të shkruaj atë çka ndjej

thellë në shpirt

me ëndrrat të vallëzoj

si mjellmë mbi liqenin e qetë

t’i them dëshirës merr krahë e fluturo

me tinguj shpirti mbi liqen valëzo

t’ia hapë dritarët zemrës

dhe t’i them buzëqesh ëndrrës

stinët le t’ia derdhin ngjyrat ëndrrës

si dorë artisti mbi pikturë

t’mi përkëdhel e lehta puhizë

pastaj t’i kthej në muzë

syri le të tret shikimin

atje lart mbi male dhe thellë në oqeane

të vështroj të bukurën

le t’a derdhë në vargje

t’i veshi fjalët

me petkun e mëndafshtë të hënës

t’i ligjeroj me zërin

që bulëzon nga thellësia e zemrës

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT