Ajaz K. njihej si njeri bujar në fshatin e tij. Nuk kishte familje që ti kishte kërkuar ndihmë dhe ai të mos i ishte gjendur, Vetë ishte shumë punëtor dhe organizator i mirë i jetës familjare. Mbante shumë gjë të gjallë, sidomos të dhirta. Çdo mysafir që kishte bujtur në kullën e tij nuk kishte dalë pa u sajdisur me një kec. Petrit H. një bashkëfshatar i tij do më tregonte një histori të shkurtër dhe mjaftë të këndeshme, nga fëmijëria e tij, jo thjeshtë për nga mënyra si e tregonte, por dhe nga mënyra si shprehej bujaria. Na kishte ardhur një mik për darkë, Ne ishim familje shumë e varfër, donin ta prisnim sa më mirë, por mundësitë ishin të pakta. Babai më tha të shkoja te Ajazi dhe ti kërkoja një kec. – I thuaj më ka ardh një mik dhe dua ta nderoj, lekët do ti jap kur ti kem. Ika me vrap dhe thirra në oborr. Doli e shoqja. – Hajde o bir – më tha. – Jo nuk dua të vij brënda por më ka dërguar babai për një fjalë me Ajazin. – Prit ta thërras se është me dy miq brënda. Doli dhe mu drejtua: – Hajde brënda o bir, i kuj je ti? -Jam djali
filanit, më dërgoi babai për një kec se na ka ardhur një mik për darkë. – Hajde me mua dhe u drejtuam për të stalla e bagëtive. Ajo ishte e mbushur plot me keca. – Me përjashtim të këtyre tre krerëve që i dua për mbarë, zgjidh një kë të duash. – Këte dua, zgjodha një laraman të bukur me brirë të gjatë që mu ofrua te gjunjët dhe filloi të më hante pantallonat. E nxori jashtë vathës dhe e ngriti peshë duke më ndihmuar ta vendosja në qafë se ashtu e mbaja më lehtë. – Babai më tha se nuk i kam lekët në dorë, por do ti jap kur ti kemë. Ai më pa gjithë dashuri. – Bëj të fala babës dhe thuaj, ta kam falur, sa herë të vijnë miq eja merr një kec te unë, unë kam dy miq për darkëi, kam në vathë mbi njëqind keca dhe po debatoj me gruan t’u therim një pulë apo jo. Ju s’keni gjë mbas shpirtit dhë mikut i therni një kec. Hallall e keni. Është pa lek për ju. – Ika në shtëpi dhe i tregova babait. Bujaria i ka hije njerëzve që dijnë të jenë bujarë.