Sunday, June 1, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poetin Agim Bajrami

Çaste poetike me poetin Agim Bajrami

Vrasja e vrasësit

U vra dhe një vrasës

Diku në një pritë,

S’di përse qyteti

Sot ka më shumë dritë.

S’e mbajtën më këmbët

U palos përtokë,

Me një plumb në zemër

Një tjetër në kokë.

Gjeti çfarë kërkonte

( Si të tjerë më parë,)

Ndoshta e “qëruan”,

Ata që kish vrarë.

Mëngjesi gdhiu herët

Pa pritur të zbardhë,

Tashmë edhe ajri

Do ketë më pak ankth.

Në udhë më shumë çifte

Do puthen pa drojë,

Unë si dua vdekjet

Por për të gëzoj.

I qerasa zogjtë

Me sa puthje kisha,

Se kuptoj si toka

Rrit të tilla bisha ” !

U vra dhe një vrasës

(U tret në humnerë,)

Por s’kuptoj nga dolën

Mbas tij dhjetë të tjerë!

Dekonspirim !

(Nga cikli i lirikave tē verēs )

Nuk kemi për tu takuar mē tek kjo pishë

Sado qē dëshirë mund tē kesh

Unē stē them dot , se si e qysh

Por di që yt shoq , e ka marrë vesh

Ka shumë mundēsi të na kenë ndjekur

Ose dikush mund të të ketë parē

Kjo botë ka shumë spiunē tē thekur

Dhe aq më tepër ziliqarë

Kur ti drejt meje ngutur vije

E ndezur prush nga pritja e gjatē

Ata nga pas të janë vënë si hije

Tē shkrirē me terrin si njē natē

Ti s’e ke kthyer kokēn mbrapa

Me çantën blu nē dorē shtrênguar

Harron qē hijet mbeten hije

Dhe për këto gjëra janē krijuar.

Nuk kemi për tu takuar mē kētu

( Por në planete tē tjerē )

Kur sytë e tu të jenē bērë blu

Dhe hijet të jenë shndērruar në erē

Kode dashurorē

Sot hëna ngjan e përgjysmuar

Se e kanē zênë ca re

Por kaq mjafton , pēr tē mē kujtuar

Se ka njē qiell mbi ne

Dhe kaq mē duhet qē tē bindem

Dhe ta fiksoj nê mend

Se në kêtë botë pa fund , tē madhe

Gjithkush e ka njl vend

Ky stol nē park ngjan i vetmuar

Por ka njē dritē tē bukur

Por kaq mjafton tē mē kujtuar

Se kētu njē cift ēshtē puthur

Dhe kaq mē duhet tē bind veten

Pa fraza hipokrite

Se dashuritē e medha

Krijohen veç prej drite

Kjo vajzē nuk thotē, se ku do shkojē

Por buzëqesh pa mbarim

Por kaq mjafton qē ta kuptoj

Se po shkon nē takim

Dhe kaq mē duhet ta bind veten

Dhe ata që s’besojnē

Se toka s’mund tê rrotullohet

Nêse puthjet mungojnë

Portret

Çdo ditē njē grua mē shkon pranē

(Nē tē njējtēn orē gjithmonē),

Njē gjysmë qiell majē flokēve mban

Qē sigurisht i shkon.

Mē kot vēshtrimin nuk ja ndaj

Ajo flet veç me ajrin,

Nëse ka muaj që ti ngjaj

Une mund tē zgjedh janarin.

Prej ēndrrash bore i ka buzët

(Qē mund ti shkrijnë çdo orë),

Profili i saj s’mund të pêrbuzet

Dhe pse kaq dimēror.

Me siguri po shkon të puthet

Pēr kētë s’kam pikē dyshimi,

Kētē ma thonē dy sytē e bukur

Që ndrijnē nga padurimi.

Prej drojtjes sonē pērkund qerpikēt

Njē kind fustani ndreq,

Mbas saj mesdita mbyll portikēt

Ta mbrojē nga syri i keq.

Askush se di kush ēshtē kjo grua

Qē na ndez si ” masat,”

Nga malli i saj gjithē burrat nguten

Tē flejnē mē shpejt me gratē.

Kētë fundjavē !

Kētē fund javē ,do ti marr tē gjitha me vete

Çantēn me rroba dhe pērgjumjen e shtēpisē

Do tē lēviz, pa çarē kokē , pa parē se nga vete

Si një rast tē bukur , pēr t’iu larguar mërzisē

Nē bregun e njē lumi, do ndaloj disa orē

Tē flas me peshqit , me rrjedhēn dhe valēt

Ka pak rēndēsi se asnjē nga ta s’ njoh

(Një udhētari si unē , i lejohen fjalēt )

Nē drekē do tē ngjis kētē mal , kētu

pērballē

Nga larg ai i ngjan njē dinosauri tē vērtetē

Ndofta edhe mund tē ketē qenē një i tillë , kohē mē parë

Por ēshtē ngurtēsuar , kur ka ndērruar jetē

Mē pas nuk di ç’drejtim.tē nis

Rruga ēshtē rrugē dhe nuk i dihet

Mund tē takoj ndonje borēbardhē, qē kērkon ndonjē princ

Dhe ajo vetēm s’mund tē lihet !

Kētē fund javē , unë do ti marr tē gjitha me vete

Kēpucēt pēr rrugē , ushqim dhe fantazi

Me njē varkē tē bardhē , do kaloj katēr dete

Tē zbuloj brenda vetes , kontinente tē rinj

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT