U ndamë t’pa takuar
t’pa prekur t’pa shijuar.
T’pa flladitur t’pa rrokzuar
O zot
u ndamë dallgësh trazuar.
Apokalips përballë erotës
t’bashkuar ndër mendime
Sythëz e paçelur
tekanjoze
ferrëzuar ndër barnishte.
Gërhamë e pa shpërthyer
gjoksit të brishtësisë
U ndamë sa keq
U ndamë
O Kapedan i vetmisë..