Friday, August 1, 2025
BallinaUncategorizedLumni Nimani-Të shuaj këtë mall

Lumni Nimani-Të shuaj këtë mall

Të shuaj këtë mall

Si zog skifteri nga dheu i huaj

për rrugë u nisa fluturim

Kalova male, fusha dhe dete

Të shuaj këtë mall në atdheun tim.

Peshë e rëndë e këtij të ziu kurbeti

Përditë më ndrydhë e ngapak më mbytë

Oh ç’më vret malli për ty unë i shkreti

E as loti s’më thahet fare nga sytë.

Kosovë e dashur e zemrës sime

Që më magjepsë me plot bukuri

Tek ti më rri prore kjo mendja ime

Tek lulëkuqet aromëmira në Dardani.

Buza më është tharë e shpirti zhuritur

Për një pikë uji Llapi dhe për pak freski

Trupi më është lodhur më është venitur

As s’gjej ngushëllim – as s’gjej qetësi.

Për prehërin tënd o tokë shqiptare

Ky shpirtvuajturi im qanë e rënkon

Dhe për vashat syshkruara e lozonjare

Që askund më t’bukura n’botë s’i takon.

Shpirti më kënaqet zemra m’gëzohet

Saherë që shkel këtë tokë arbërie

Për t’cilën digjem prore përvlohem

Për Revuçë t’Llapit këtë copë Shqipërie.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT