PENSIONISTI
Mos u bëni të marrë
Logjikoni më thellë
Ç’më hyn në punë: ‘M i r ë n j o h j e’!
Më mirë një ombrellë
Tani si pensionist
He mos e paça gjatë
Ombrella është se ç’është
Shoku im i lashtë
Në daç për bastun
Qoftë kur bie shi
O kur djeg dielli
Por dhe pak zotëri
Mos ma përmendni
Çfarë ore çfarë dreqi
Kryet m’është bërë sahat
Më mirë një libër xhepi
Kur ta gjej ndoj’ hije
E të bëj pak pushim
Fap librin përpara
Një shkollar biçim.