Eden Hazard dhe Gareth Bale mund të paraqiten të dy për Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, ka thënë trajneri, Carlo Ancelotti.
Bale nuk është paraqitur për kampionët spanjollë që nga një paraqitje 16-minutëshe kundër Getafes më nëntë prill, vetëm ndeshja e tij e shtatë në të gjitha garat këtë sezon.
Ndërkohë, Hazard ka luajtur një herë që nga mesi i shkurtit, pasi iu dhanë 26 minuta në ndeshjen e tyre të parafundit të sezonit në La Liga.
“Hazard po stërvit mirë, ai mund të luajë në finale, Bale mund të luajë gjithashtu”, u tha Ancelotti gazetarëve.
“Të gjithë janë të motivuar. Të gjithë mund të marrin pjesë, pavarësisht nëse është një minutë apo 10. Është pozitive që të gjithë mund ta bëjnë këtë”, ka thënë Anchelotti.
