URIME DITELINDJEN
POETIT TË MADH
NAIM FRASHËRI
Naim , o Naim
penartë mendje dhe
shpirt plotë ndritësim,
o vargje madh ,
o dritë dhe zgjim ,
vargje brilante hedhur
plotë shije dhe mjaltrim,
fushat e blerta ,
lule flutura , bletëza
i mbushe me mjaltërim,
ato të gjitha të ndjejnë
mes tyre je prore
në valle, hare dhe gëzim.
Naim , o Naim
hëna të kishte ëndje-
dashuri, dielli rreze gëzim ,
sot po shkruaj ca vargje
për ty një rikujtim,
po flas pakëz me ty
tani në agim,
mirëmëngjes o rreze artë,
mirëmëngjesi i ndrituri Naim,
Naim kush më mirë
sesa ti thuri i vargje
atdheut plotë dashurim,
Naim dritë në errësirë,
diell në endërra dhe zgjim,
o Naim fusha , male
univers gëzim dhe blerim,
bagëti dhe bujqësi
janë thellë në mjerim,
edhe qingjat e bukur
teksa s’kanë harruar blegërim,
Naim , o Naim
vargje artë dashuri ,
vargje shpirti plotë
magji dhe shërim,
kush lexon vargun tuaj,
do ndjej dritë, lumturi
dhe paskaj shpresërim,
i madh ishe, i tillë
mbete perhere o Naim ,
dritë shpirti shkëlqim ,
qiri ndezur plotë flakërim,
i pashuar je sa të rrojne
komb atdhe , shpirti yt
do bëj pa ndal ndriçim,
Naim , o Naim
ishe dritë plotë fisnikërim,
shpirt hare ngazëllim,
Naimi shpresë dije artë
Naimi shpëtim,
Naimi famë lartë,
Naimi gjithë dritësim,
Naim askush si ti
në vargje dhe ligjërim,
emrin e tënd e thërret
çdo agim ,zgjohu dritë artë,
zgjohu o Naim , i zgjuar
je përherë o Naimi zgjim,
thuaja vargjet gjithë dashuri
dhe vaj ti atdheut tim,
ti e dritësove ate kur
ndodhej në errësim,
të njëjtën e bën dhe tani
edhe nga amshim, i madh ishe
i tillë mbete përherë penarti
i pashuar atdheut ndriçim,
I madh ishe ashtu mbete
i tillë o qiri i pa shuar o Naim .
