Dritarja e kaptë.
Nëse të bie rruga nga ajo anë
nëse në brendësi boshllëk do ndjesh,
në pravazin e dritares në të kaptë,
një tufë trendafilash do të gjesh.
Do ta marrësh me mend me siguri,
që mbrapa tyre fshihem unë,
e kush tjetër mund të lërë trendafila aty,
në dritaren e kaptë që s’u mbyll kurrë.
Mike ti shterngoje fort në gji,
tufën e vyshkur me trendafila,
mbylli sytë një çast dhe ëndërro
dhe serish nis udhëtimet e vështira.
Në të ikur lëri dhe ti ca trendafila
apo ndonjë letër me disa fjalë.
E di që moralistet do të thonë;
Kjo dritare e kaptë ku takohesh ai djalë
.
Se vetëm kështu i japim jetë jetës,
ringrejmë në zemra vëndet e shenjta,
se dashuria është si një pikë loti
të reket nga dora ajo hyjnoria e shtrenjta.