EJA NJË HERË MILLOSH GJERGJ NIKOLLA!
Eja dhe një herë o Millosh Gjergj Nikolla
Me ato vargjet tuaja dil prapë në shesh
Eja na fal pak nga rebelimi yt zemrave tona
Me grushtin e fortë këtë mal ta bëjmë përshesh
Ta shohë mali sa i fortë është poeti
Ai që me një fjalë diellin ul në tokë
Ai që ka zemrën të gjërë sa detii
Ai një mijë herë vdes e rilind për këtë tokë
Eja Migjen hiqja frikën që paralizon shpirtin
Se ky vend ka nevojë për Këngët e Rinisë
Ka nevojë për fjalën tënde që errësirën ta davariti
E një ditë të re me diellin alegorik prap të rinisë
Eja të rebelohemi, kam nevojë për ty
Se tollumbat e Lulit më vrasin çdo ditë
T’ua themi me forcë pa frikë e zor në sy
Ta ngrejmë grushtin or miku im pa frikë
Eja Millosh Gjegj Nikolla, eja një herë
Legjenda të misërit më nuk mund ta durojmë
As një qymyrshitëse shpresëhumbur të mjerë
Eja Këngën e Rinisë bashkë të këndojmë