Saturday, July 12, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-Yjet dhe Hëna

Valbona Kolaveri-Yjet dhe Hëna

Yjet dhe Hëna
Shpirti im
makinë ëndrrash
stacionuar resh
e paplotë
pa dritë


Udhë s’ka
e udhë nis
diku
mes dashurish


Mijëra yje ndjek
kacavjerrë në terr
ku Hëna pret
e pret


të çmendem
bashkë me të


Të bëjmë mrekullinë
më zhvesh pa turp
i jepem ta puth
ajri është i yni
qiellin kemi shtrat
pak dritë në shpirt
zemrën të hap


Çmenden yjet
tek na shohin unshëm
xhelozojnë
tek i tradhëtojmë
turpshëm


Ato shndrisin fort
gati të lotojnë
xhelozinë
të padisin epshin tonë
reve

Unë veç ngazëllehem
i dua tek më shohin
vëngër të më përpijnë
tek i jepem Hënës
gjer kur zbardh agim


Nata është
rrejshëm


Mëkatare bëhem
dashuroj dhe yjet
pa bërë dashuri
tek më falin dritë
xhelozinë magji


Po çmendem netësh
mes yjesh dhe Hënës
ahhh


ky shpirt i marrë
s’po di më ku nis
e as ku betiset
V.Kolaveri

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT