Friday, April 19, 2024
BallinaVitrina e libritEdna Kapurani-Ah.

Edna Kapurani-Ah.

Ah.
Ah mos egzistonte nata,
Që në ěndrra mos më vije,
Të vazhdoje rrugën tënde,
Mos më ndiqje si një hije.


Ah të digjej dhe kujtesa,
Nga një zjarr bubulak,
Mos të egzistonte shpresa,
Mos më mbyste si një lak

.
Ah dhe loti të më thahej,
Syri të kthehej në shkretëtirë,
Zemra njëmijë copë të ndahej,
Gjaku mos më kish më ngjyrë

.
Ah dikur mos egzistoja,
Në ato rrugë, në atë qytet,
Kurrë mos të të takoja,
Se çdo ditë nga pak më vret.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT