TRASHËGIMI
Nëna thoshte përherë një fjalë,
Tek vinte m’zgjonte cdo mëngjes,
“Kurë t’mos zërë dielli në shtrat!”
E pse ajo ditë mund t’ish e dielë…
Me dallëndyshet për ditë ngrihej,
Dilte arave, përballë fliste malit…
Njomte këmbët me vesë…nginjej,
Me këngën magjike q’vinte zallit!
Rrinte mezhdave nën cicërima,
Edhe nëna e kishte këtë zjarr!
Q’vjen si muzë prej Perëndive,
Për të lindur dhimbjen si varg!