Monday, October 3, 2022
BallinaSportShumë klube të mëdha evropiane të interesuara për Marco Asensio

Shumë klube të mëdha evropiane të interesuara për Marco Asensio

Marco Asensio pritet që të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës.

Spanjolli ka kontratë të vlefshme edhe për një sezon, por ai besohet se do të largohet tani pasi që nuk është në planet e Carlo Ancelottit, transmeton Gazeta Express.

Sipas “AS”, Liverpooli dhe Milani janë dy klubet e interesuara për transferimin e tij.

Në anën tjetër, Asensio thuhet se dëshiron të transferohet diku ku i garantohet një vend në formacionin bazë, të cilin nuk mund ta këtë të sigurt te skuadra e Jurgen Klopp.

Milani shihet më favorit në këtë rast, por ende nuk ka diçka konkrete mes palëve.

26-vjeçari është i lidhur edhe me klubet si Manchester United e Arsenal.

Real Madridi thuhet se kërkon së paku 40 milionë euro për shitjen e Asensios

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT