Friday, February 7, 2025
BallinaVitrina e libritPerparim Hysi-D U A...

Perparim Hysi-D U A…

D U A…

Dua që të pi një gotë qumësht nga lopa ime!
Ta pi atje tek kodra ku kisha shtëpinë.
Kjo dëshirë fle me mua ka vite e vite
Nuk më ndahet,sakaq dhe nuk pyet për pleqërinë!


Seç kishte një shije që aq më pëlqente
E pija të ftohtë dhe kishte dygisht ajkë
Nuk di pse kjo dëshirë më bëhet prezente
Ndaj po e përjetoj me timin varg.


Pastaj vjen malli dhe më merr prej dore
Dhe më shpie tek kodra ku kisha shtëpinë
E di kushdo që është prej PETOVE,
Ta dini lexues:malli po më grin!


Dhe pak zë rihem,se kthehet fuqia
Bëhem si Zok që kam vënë krahë
Fluturoj dhe frymën e mbaj tek shtëpia
Sado që e di mirë,që shtëpi më nuk ka.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT