UNË VIJ TE TI
Unë vij te ti,
Për një grusht dhe,
Për dashuri,
Për një gur varri,
Përmbi kry.
Për pak frymë ,
Që përtërit,
Edhe për mallin,
Që zhurit.
Për hijen e ftoit,
Që flladitë,
Për jetën që jetohet,
Çdo ditë.
Unë vij te ti,
Që ta ndjej,
Gjakun tim,
Dhe ADN-në,
Që kam në dej.
Unë vij te ti,
Se je për mua,
Tokë edhe qiell,
Që më bën dritë,
Si hënë, si diell.
Se ti më jep zemër.
Se ti më jep emër.
Unë vij te ti,
Përsëri,
Se s’kam tjetër truall,
Në përjetësi.