Friday, November 22, 2024
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-Sot

Valbona Kolaveri-Sot

Sot

Sot e hypa ditën mbi kalë
me të katra e gjurmova shpirtin në arë
zabeleve hedh hapin flutirimthi
zë shtigjet e mëndjes
të harlis


Kaluar me vrull
mbi gardh u hodh
atje në kopshtin
Buzë udhës


ku misrat përdridhnin mustaqet
e pleqve të kuvendeve
fiks nēn pemën me mollë


Tek shtëpia me pjergull
e gruas qe natën e ndez fener
Bri saj tek shtëpi e plakës
që duhanin picërron mbi buzë
duke vajtuar djalin


mbi kodër djegur prush
Buzë lugut që gurgullon
ujë shpirti qelibar
buzë klubit ku burrat nën hije
shijonin rakinë me shumë gradë


Sot
dita ime
kish etje
të pinte veten
kaq e bukur ish

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT