Tuesday, October 4, 2022
BallinaLajmePas rikthimit të B2 dhe A3, KEDS thotë se nuk do të...

Pas rikthimit të B2 dhe A3, KEDS thotë se nuk do të ketë reduktime të rrymës

KEDS-i ka njoftuar konsumatorët se janë ndalur kufizimet e energjisë elektrike pas rikthimit në prodhim të bllokut B2 dhe A3.
Sipas njoftimit të KEDS, gjendja me energjinë është e stabilizuar për momentin,

“Pavarësisht kësaj, kursimi është i domosdoshëm! Prandaj, ftojmë konsumatorët t’i bashkohen thirrjes sonë për kursim të energjisë sepse çdo kilovat është i rëndësishëm të kursehet duke marrë parasysh krizën energjetike që ka kapluar gjithë botën”, thuhet në njoftim.

KEDS ka bërë të ditur se në vazhdimësi do të përcjell udhëzime praktike se si mund të kursehet energjia elektrike dhe si të përdoret racionalisht.

KEDS ka thënë se në këto rrethana të vështira, duhet të jemi të bashkuar për tejkalimin e krizës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT