Monday, June 23, 2025
BallinaVitrina e libritSA EPOKA NJOHU SHOQËRIA NJERËZORE-Mehmet Rrema

SA EPOKA NJOHU SHOQËRIA NJERËZORE-Mehmet Rrema

SA EPOKA NJOHU SHOQËRIA NJERËZORE

Erdhën dhe ikën të gjitha kokëulura me turp
Perandoritë qyshkur lindi njeriu egoist
Iku fama e tyre,eshtrat me dheun u shkrinë
Lënda minerale vetëm pësoi transformim
Thoshte Engelsi: Asgjë nuk zhduket veç transformohet
Dhe trupat ectë fortëve u shkrinë, u transformuan

Erdhën në këtë botë si rezultat i një dashurie
Por dashurinë e kthyen në ego dhe urrejtje
Nga jeta asgjë nuk mësuan perandorët e presidentët
Jetës vetëm dhimbje, gjak, uri e vuajtje i dhuruan
Jetuan si qenie drejtuar nga instinkti dhe epshi
Klerikët, atyre u shërbyen, duke predikuar përulësi

Sa epoka njohu shoqëria njerëzore
Asnjëra përjetësisht nuk mundi të jetojë
Perandoritë kërkonin të ishin universale
Por shpejt gjithë jeta e tyre në një epitaf përfundoi
Shkruan nëpër ditare, shkruan në histori
Që mbeti si një testament për epokat që erdhën.

Asnjë perandor nuk lindi dhe mbaroi i qetë
Në luftë u përfshinë me të tjerët dhe veten
Herë i griu shpata, herë i vrau tradhtia
Të tjerët më hileqar, me vetë morën urrejtjen
Mallkimi ra mbi ata si rrufe në ditë me diell
Në çastin e fundit panë sy të qeshur që gëzonin

E përjetëshme është vetë perandori e dashurisë
A ka në botë njeri që stë mund ta mbjellë
A ka në botë ndonjë që asaj i thur poezi
Poezi që në shpirt të njerëzimit të ngulitet thellë
Aq sa të ndryshojë rrjedhën e kësajë bote
Të harrojmë përgjithmonë fjalën luftë dhe bomba

Njerëzimi ka vrapuar rrugës së epokave
Kudo është ulur për të pushuar asnjë gotë ujë me pi
Ka pa luftra, mjerime, dhe vende mbytur në varfëri
Fytyra të vrara dhe duar që drejtë qiellit shtrihen
Duke u lutur që e nesërmja më e mirë të vijë
Ndërsa ajo ua ka ngrirë shpirtin në pranverë

Shkojnë e vijnë perandori mbi tokën tonë
Vijnë e shkojnë dhe vetëm luftra mbjellin
Asnjëherë në tokë, mes tyre nuk zbriti qielli
Me një pëllumb të bardhë apo një degë ulliri
Si një këmishat i vuajtur a si burrë i urtë
T’u kërkojë që fund t’i japin shtypjes njerëzore

Shkojnë e vijnë epoka e perandori fytyrë errëta
Lindin dhe këputen nga akulli lulet e shpresave
Njërëzit tendin të dëgjojnë orakullin në shesh
Ah, orakulli tashmë gënjeshtarë profesionist
Mezi gjen në kasetën e tij gënjeshtrën më të re
Sa për të përgjumur turmat disi të irrituara

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT