Sunday, December 29, 2024
BallinaVitrina e libritMBRËMJA NË KËNETË-PETRO SOTA

MBRËMJA NË KËNETË-PETRO SOTA

MBRËMJA NË KËNETË.

Këneta qetësohet në mbrëmje,
Të nxehtit akoma s’është larguar,
Diku, po shikoja me vëmëndje,
Një varkë, që bregut është afruar.

Ndoshta është e fundit varkë,
Se të tjera, s’ka më në kënetë,
Hëna, na fton sonte për darkë,
Si mysafir, tek Dajlani na pret.

Peshk i freskët, po piqet në zgarë,
Më vjen aroma e ngjalës së pjekur,
Kjo mbrëmje me miqtë peshkatar,
E paharruar, ka për të, më mbetur,

Aroma e mërsinës, nga pisha vjen,
Është mbushur shëtitorja plot tani,
Vijnë nga Divjaka, deri vonë i gjen
Çdo mbrëmje, se këtu ka më freski.

Nga kulla e lartë, vështroj gjithçka,
Mbi Divjakë, sikur yjet kanë rënë,
Ndërsa hëna, rri pak në Karavasta,
Se pelikanët, në gjumë i ka vënë.

Bregut të kënetës, këngës ia merr,
Një zë i ëmbël burri, me fërshëllim,
Si Thoma Zaka me klarinet e nxjerr,
Melodinë e një kënge, me trishtim.

Po e dëgjoj me mall, këtë melodi,
E ka kënduar dikur, dhe babai im
Në dasma e kërcente, mbi një tepsi,
Sikur të ishte, me të vërtetë balerin.

Unë përherë, këto vënde kur i shoh,
Mallin, këto kujtime ma ngacmojnë.
Çdo cep të këtij vëndi, mirë e njoh,
Si në heshtje vijnë dhe m’i zgjojnë.

Petro Sota 9 shtator 2022

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT