Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritTi Dhe Unë-Valbona Kolaveri

Ti Dhe Unë-Valbona Kolaveri

TI DHE UNË

Ti
e njeh buzëqeshjen
në cepin e buzës
fshehur
gojës së rrudhur

Shikimin
në flakë të inatit
në rebelimet e mija

Dhe heshtjen e tretur
gjymtyrësh
duarlidhur
me sy shpotitës
gozhduar
nëpër mure mërzie

Ti
e njeh
gjithë shembjen time

Eh

Unë hermetike
në gjëndjet e mija
që le të nēnkuptoj
se më njeh

E fshihem
në më të fshehtat
skuta të shpirtit
e shoh tek më sheh
se më njeh

Endjesh ecejakè
rrotulluese të vetes
rrezesh të ndryshueshme

V.Kolaveri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT