Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritÇAJUPI: DIGJEM, PËRVËLOHEM SE TË DUA SHUMË…

ÇAJUPI: DIGJEM, PËRVËLOHEM SE TË DUA SHUMË…

Digjem, përvëlohem
se të dua shumë,
ditën mendohem,
natën rri pa gjumë.

Lulet po ta dinin,
mike, sa të dua,
këtu do të vinin
të qajnë me mua.

Zogjtë të dëgjonin,
do t’më rrinin pranë
dhe do të këndonin,
të harroj sevdanë.

Asnjeri në jetë
plagën s’ma shëron,
përveç mikja vetë,
që vjen e lëndon!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT