Thursday, July 3, 2025
BallinaVitrina e libritKUR U TAKUAM TË DY-Eli Elvira Zeneli

KUR U TAKUAM TË DY-Eli Elvira Zeneli

Eli Elvira Zeneli

KUR U TAKUAM TË DY…

Ikin vitet si uji nën urë,
Vërtet jeta shpejt kalon,
Kujtimet thurin gjerdanin e dashurisë sonë.

Nuk e harroj takimin e parë
Atë ditë të bukur plot diell,
Kur më shikove në sy,
Kur më flisje për dashurinë,
Ishim yje që ndriçonim më shumë, në tërë galaksinë..

Sa gjëra të bukura më kujtohen me ty,
Puthjen e parë kur ma dhe,
E lotët që më rrodhën nga sytë,
rrahjet e zemrës sime si tik – taku i orês, i dëgjoje edhe ti,
Kur më shtrëngove fort në gji.

Këngës ia morëm të dy,
në rrugën e gjatë që bëmë,
Qiellin e dëshirave e patëm strehë të bekuar,
Je e imja, je rrezja e diellit tim, je ajo për të cilën jetoj çdo ditë.
Le ta shijojmë dashurinë si mëngjesi më i artë i jetës sonë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT