Thursday, July 3, 2025
BallinaVitrina e libritSherife Allko-ATDHEU NË STUHI

Sherife Allko-ATDHEU NË STUHI

ATDHEU NË STUHI

Më qan syri sa herë të shikoj atdheu im.
Ti lule xhenetit sa vjen e z’vogëlohesh.
S’them për malet fushat e mëmëdheut tim.
Ata nuk lëvizin me to krenohesh


Veç se bijtë e tu sa vin e largohen.
Dhe tokat e tua zën të mbeten shkret.
Me ferra e driza ato po mbulohen.
Po të ikin bijt që ti i rrite vet.


Mjer atdheu im në ç’duar ke rënë
Me mēnd a pa mënd po të bëjnē dēm.
Po të zhgaravisin, ç’ēshtë kjo gjëmë
Nga kēta politikanë me dhēmbēt si qën.


Po ta pērzēn rinin shqiptare
Pēr bukēn e gojēs marrin udhēt e botēs.
Ç’far ndodh me ty, ç’është kjo gjēm e madhe?
T’u hoqën për zot por s’paskan mentë kokēs.


Mjerimi tē ka hyrë nga ç’do cep i portēs.
Mblidhi bijtë e tu mos të bējnë sehir.
Nga kjo prapësi t’u hoq nderi sofrēs.
Ku janē ata burra me shpirtin e dlir.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT