Friday, March 29, 2024
BallinaSportPresidenti i Fiorentinës ‘tallet’me Juventus: Rikthim i Vlahovic? Ofroj 10 milionë euro

Presidenti i Fiorentinës ‘tallet’me Juventus: Rikthim i Vlahovic? Ofroj 10 milionë euro

Në merkaton e janarit, Juventus investoi plot 75 milionë euro për të transferuar në Torino nga Firence, Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb ka shënuar gola, megjithatë në këtë fillim të sezoni, edhe ai si pjesa tjetër e skuadrës po has vështirësi. Në fakt, te Fiorentina e dinë mirë potencialin e 22-vjeçarit dhe do të ishin të gatshëm për një rikthim të tijin nëse aventura me Juventusin dështon.

Por, presidenti i “vjollcëve”, Rocco Comisso në një intervistë Sportilia, “tallet” me Juventusin duke theksuar se Vlahovic mund të rikthehet nëse Juventusi e pranon ofertën e tij prej 10 milionë euro.

“Juventus pagoi 75 milionë euro për Vlahovic dhe me ato para ne transferuam Ikone, Cabral, Dodo, Gollini, Mandragora dhe Barak. Megjithatë, kam ende disa para të mbetura nga Vlahovic. A mund ta rikthej në Firence sulmuesin serb? Ndoshta për 10 milionë euro po, ashtu siç bëri Inter me Lukakun”, tha Comisso.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT