Ç’MË MORI MALLI NJË DITË…
U nisa me mall tek ti nëna ime,
Oborri hijerëndë më qëndron para syve të mi të përlotur,
Shtëpia kokën ka ulur nga pluhuri, merimangat dhe nga vetmia, që e ka pushtuar…ë
Ku është zëri i nënës që gëzon se i erdhi e bija,
Ku është babai që hap portën dhe e puth në ballë vajzën?
Vëllai pse nuk bën shaka me motrën
e motra pse s’e pret me mall motrën?
Të gjithë ikën në dhe të huaj,
Ikën e kokën nuk e kthejnë pas të fshijnë një pluhur a të heqin një merimangë…
Te bliri shkoj se aty kam babain,
Më pret, nuk flet, por unë flas me të, sado nuk më përgjigjet, më shikon e më dëgjon me mall…
Eja moj bijë, më thotë, mallin që ke derdhe mbi varrin tim. E zjarrin që ke shuaje me lotet e tu….
Ika nga shtëpia, e mbylla derën e rëndë dhe kyça brenda ne shpirtin tim mallin e zjarrtë….
Një zë përmallshëm më thirri, e lotin e fshiva menjëherë
Ishte djali qe vajzen flokëverdhë kishte dashuruar,
E tani ëndërronte që në ëndërr ta puthte…
E bukur si atëherë je, e bukur e syshkruar edhe kur i mbyllë sytë,
Se ti je malli, je zjarri që nuk të harroj asnjë ditë.