Saturday, July 12, 2025
BallinaVitrina e libritNeviana Shehi-LIBRI I MBRËMJES

Neviana Shehi-LIBRI I MBRËMJES

LIBRI I MBRËMJES

Ata u puthën me zjarr atë mbrëmje
dhe cipa e qiejve u bë
një hartë buzëqeshje


Nuk u ndodha aty
por në librin e mbrëmjes
ishte shkruar gjithçka
dridhja e ajrit
parathënia e lëvizjeve
prekjet e para dhe psherëtimat


Etimologjia e zjarreve
që ndodhen në trupat e tyre
do të jetë e paqartë


Më vonë kur bukinistët
do ta marrin në dorë atë libër
do të ngelen në mëdyshje
dhe në vend që ta shesin
do ta mbajnë për vete

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT