Thursday, July 3, 2025
BallinaVitrina e libritAnita Hoxha-Ti mund të ikësh!

Anita Hoxha-Ti mund të ikësh!

Ti mund të ikësh!

Ti mund të ikësh nga unë, për ca kohë.
Në vetminë tënde të ngunjohesh diku,
As mos më shih, as do të vi të shoh
Me kujtimet e tua, lerëm të pres këtu !


Unë s’do të pyes, në te mungoj, apo jo ?
A ndër ëndërra të kam ardhur, në të gdhirë…
Unë, s’do shkruaj a më do, apo s’më do ?
Unë, as do tê them : – Hej, a je mirë ?!


Se unë për ty, dua me shpirt të vuaj…
Dhe vuajtjes i kam vënë emrin tënd !
Copëza poezish, ulem, nis e shkruaj…
Si aktore në skenë, i recitoj në çdo vend !


Timund të ikësh nga unë, për ca kohë,
Ndoshta pak ditë…ndoshta dhe pak muaj !
Ndoshta mërzitesh, ndoshta pran më do…
Mê cmënd malli ytë, ndaj lermë të vuaj !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT