Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritFatmir R Gjata-Dashuri

Fatmir R Gjata-Dashuri

Dashuri

Mbi lëkurë të bija, le të ishte zjarr
Le të bëhem shkrumb e të mbetem hi
I bindur jam krejt, nuk do ishte varr
Do ish vetëm jetë, do ish dashuri

.
Përmbi trup të bija le të shkrihem tërë
Le të bëhem ujë, të bëhem thërmijë
Nëse është thënë le të mbetem rërë
Erë të më shtyjë nëpër gjithësi

.
Nëpër buzë të puthja, frymë le të ndalë
Edhe gjoks në mbet, bosh e i malluar
Le të bëhet varg, le të bëhet fjalë
Për të gjithë ata që janë dashuruar.


Nëpër sy të shihja pa një dëshmitar
Le të isha dritë, le të isha hije
Le të kisha plagë s’do më kishin vrarë
Se do lindja prapë nga bark perëndie.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT