Saturday, June 28, 2025
BallinaKulturë“Ishte punim diplome”/Autorja e “Pallatit 176” tregoi pse komedia pati kaq shumë...

“Ishte punim diplome”/Autorja e “Pallatit 176” tregoi pse komedia pati kaq shumë sukses

Pallati 176” është një ndër komeditë më të pëlqyera nga shqiptarët.

E ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, autorja Adelina Balashi rrëfeu si rrallëherë shumë detaje rreth komedisë. Balashi tha se “Pallati 176” lindi si një punim diplome. Ajo u shpreh se nuk ia kishte marrë mendja që vepra dramaturgjike e saj do të vlerësohej dhe përzgjidhej nga profesori Kudret Velça, mes shumë punimeve të prezantuara nga 10 persona të tjerë.

Data 17 ishte ditëlindja ime, por duhej dhe një numër tjetër. Muaji qershor, 6, kishte lindur vajza. Kudreti tha se kjo do të vihet në teatër. I lexoi të gjitha diplomat dhe në fund tha, “I pashë të gjitha, mendoj se vetëm kjo vepër do të ketë jetë”. Unë mbeta”, tha Adelina.

E pyetur nga moderatori se pse kjo vepër pati sukses, Adelina tha se sekreti qëndron te familja. “Komedinë e mbrojti kjo sepse në thelb kishte familjen. Nuk hyra fare te partia, u mora me vajzën e drejtorit, jo me pozitat. Edhe te Sandër Mafishja, u mora me botën e tij dhe jo me Sandrin si inxhinier.”

Ndërkohë, e pyetur se nga çfarë u frymëzua për këtë vepër, ajo tha vendlindja e saj, Korça. “Mora tërë klimën e Korçës. Kam marrë shumë shembuj. Teto Rita ishte tezja ime”, tha ajo.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT