MUNDËSI ZHVILLIMI PËR STUDENTË! OJQ Optima bën thirrje të hapur studentëve të aplikojnë në trajnimin e rradhës “Orientimi në karrierë dhe aftësitë e nevojshme për punë profesionale”, ku do të keni mundësi të trajnoheni dhe çertifikoheni për tema të cilat do të ju ndihmojnë të zhvilloheni profesionalisht në këto module: Moduli 1- Aftësimi për shkathtësi të buta dhe qasja në shërbimet e punësimit; Moduli 2 – Format e komunikimit në marrdhënie pune, si nënpunës, etika e punës dhe rregulloret e brendshme; Moduli 3 – Menaxhimi i grupeve punuese nga pozitat menaxheriale dhe format e shkrimit të projekteve dhe idevekreative; Moduli 4 – Shkrimi i biznesplaneve, planeve strategjike dhe planeve implementive, dhe ndërtimi i startup-eve nga të rinjtë. Përveç këtyre temave ata do të keni mundësi të mësoni edhe aktivitete të ndryshme grupore, të cilat do të mund ti përdorni në projektet e juaja. Projekti është i bazuar ne edukim jo formal, çdo aktivitet do te jete interaktiv me të rinjtë ku do të ketë diskutime lidhur me çështjet që parashtrojnë. LINKU DIREKT PËR REGJISTRIM: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdmmGvPcznxA6BQNlIy0PaYvKcWCtitssbbVw-o-N5gOfrDMg/viewform?usp=sf_link Njëherit mund të na kontaktoni përmes numrit ose e-mail: +383 45 643 624 ojq.optima@gmail.com / www.ngo-optima-ks.com
“Orientimi në karrierë dhe aftësitë e nevojshme për punë profesionale për studentët” – Face to face
Projekti synon rritjen e kapaciteteve administrative dhe këshillimin për orientim në karrierë për 40 (dyzet) studentë të moshës 18-25 vjeç të cilët do të ndjekin një sërë trajnimesh ku do të fitojnë aftësitë e nevojshme për punë profesionale.
Duke i trajnuar dhe përgatitur ata për metoda efektive për qasje në treg të punës. Ne do të arrijmë të ndikojmë në zhvillimin e të rinjve. Ata do të trajnohen në lidhje me metodat e udhëheqjes demokratike dhe formësimit të ekipeve punuese në rrethana të unitetit dhe si të përdorin vlerat integruese evropiane të punës rinore, duke profilizuar eksperiencat e punëve të tyre si standardizimi imazhit profesional dhe përdorimit të komunikimit efektiv në ambiente rinore. Metoda të angazhimi rinor, rëndësia e edukimit jo-formal dhe rëndësia e lojërave grupore në ambiente të hapura dhe të mbyllura.
Ky trajnim do të në ambientet e zyrave të OJQ OPT në qendër të Prishtinës.
