Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritRizah Reshani-TÊ PREMTEN VIJNË MALËSORËT

Rizah Reshani-TÊ PREMTEN VIJNË MALËSORËT

TÊ PREMTEN VIJNË MALËSORËT

Të premten zdirgjen Mëlësorët në pazar.
Aromën e ugareve ma sjellin në qytet
Me nga një copë vendlindje në xhep.
Me lugë druri, nallane,bishtsopata,djepa
Në hejbe një copë Greiçeci,Llanishti, Budakove,
Devetaku, Jezerci, Rance,Topille, në zemra.


Bajgat e kakërdhitë e bagëtive të vendlindjes.
Si çëndizma rrugëve,
shpirtin ma ndezin.
Mallin për ojnat e vashave
ma shuajnë.
Në veqe dikur kur gatitnin çejzin


II
Opingat i kanë si rrudhat e Jetës.
Strajcat me lajthi, dardhat palloshke
Thanat e Grykës së Gjytetit.
Fjalët si puhiza e detit
Trup e tërthor e masin qytezën.
Klorofil i japin në çdo qoshe.
Kodra e pazarit
si amfiteatër i kolosëve
Vërrima e dhive, blegërima e deleve.
Hingëllima e kuajve, pëllitjet e lopëve.
Si uji i maleve më freskojnë diejve.
III
Tungjatëjeta gazetar, poet!
Më përshendesin
plisbardhët e sinqertë.
E, dredhim nga nje duhan
të sertë.
Flasim për politikë, dimrin në prak
që po na pret.

Mbi gjoksin e tyre kokën mbështes
ëndrrat ua shpalosi palë palë.
Mirë do të bëhet
o të dashurit e mi !
Gajret edhe pak !
Yni është ky fillimshekull.
Ky shekull i ri.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT