Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritKorça Bibjana-Koha ...

Korça Bibjana-Koha …

Koha …

Ditët më kalojnë
sa hap e mbyll sytë pa rimë
Ndërsa nata bie,
mendimet e mia të rastësishme
zhyten qiellit


Çudia është bërë një labirint
Koha shkon, por nuk shoh orë
Vetëm një tunel


e një mendim në sintaksë,
jam gati të hap për të ardhmen time


E djeshmja është bërë një kujtim
E nesërmja ende e mundshme
E unë shkruaj duke mos u ngurtësuar
Dita ditës jetoj sikur të jetë e fundit
Ajo që sjell koha vështir të
parashikohet

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT