U bëra vjeshtë!
Gjethe e rënë
mbi pellgun e vogël
në formën e qiellit,
Pikë shiu
që rigon e ftohtë
mbi barin e thatë
nga hidhësia e brymës,
Re e hidhur
e qiellit gri
të thinjur nga mendimet,
Muzikë e heshtur
e petaleve
të rrëzuara nga era,
e mbështillem nga ngjyrat.
U bëra vjeshtë
nga malli për ty!
Por vjeshtë e bukur!