Skuadra e Mikel Artetës fitoi 2:0 në udhëtim te Wolves
Me tri pikët e arkëtuara sot, Arsenali shfrytëzon gabimin e Cityt (pasi sot humbi 2:1 nga Brentford) dhe shkëputen në pesë pikë prej tyre.
Pjesa e parë në këtë takim u mbyll pa gola.
Raste të mira shënimi krijuan të dy skuadrat, por që nuk arritën të tundin rrjetat në 45 minutat e parë.
Për Arsenal Gabriel Jesus, Oleksandr Zinchenko kishin mundësi të realizojnë.
Në anën tjetër, për Wolves Goncalo Guedes krijoi raste të mira për gol, por s`ishte i saktë.
Pjesa e dytë kishte më shumë raste shënimi nga mysafirët.
Heroi i Arsenal ishte Martin Odegaard, pasi shënoi të dy golat.
Norvegjezi fillimisht realizoi në minutën e 55`.
Në të 75` pas një tollovie në zonën e Wolves, Odegaard tundi rrjetën përsëri, për të dyfishuar epërsinë.
Me fitoren e arritur sot, Arsenal qëndron në vendin e parë me 37 pikë, pesë më shumë se Man City.
Kurse, Wolves ndodhen në pozitën e 20 me vetëm 10 pikë.